Telegrafi

Performanca rekorde në disqet SSD

Sistemi i demonstruar arrinte deri në një mijë operacione hyrje-dalje (IOPS) gjatë bartjes së pakove me të dhëna prej 64 bajt. Për demonstrim janë përdorur tetë serverë ProLiant DL370 të HP-së, prej të cilëve secili ishte i pajisur me tetë SSD disqe të shpejtë ioDrive2 Duo.

Fusion-io thekson se performancat e këtilla nuk mund të arrihen vetëm me rrugë harduerike, për në pjesën më të madhe përgjegjës është softueri ACM, i cili siguron integritetin e të dhënave madje edhe gjatë ndërprerjeve të papritura të furnizimit. Platforma i dedikohet shfrytëzuesve afarist me kërkesat më të larta, ndërsa fleksibiliteti i saj mundëson dizajnin individual të sistemeve dhe aplikacioneve me performanca kulmore për tregjet e dëshiruara. Për çmimet dhe kohën e fillimit të dispozicionit publik për momentin nuk ka informata. /Telegrafi/