Jennifer Lopez ishte një nga të ftuarat speciale që performoi në finalen e “Super Bowl”.
J.Lo kishte një befasi për publikun, kur solli në skenë vajzën e saj 11-vjeçare Emme gjatë performancës së saj elektrizuese në Miami të dielën, shkruan DailyMail.
Emme, të cilën J-Lo e ndan me ish-burrin e saj, njëherësh këngëtarin Marc Anthony, iu bashkëngjit nënës së saj gjatë kohës sa ajo po interpretonte këngën ”Let’s Get Loud”.
Vajza e vogël doli nga një kafaz i rrumbullakët dhe ishte pjesë e një kori të fëmijëve të veshur në mënyrë identike, por u desh të shkëputej prej tyre për të filluar një performancë solo.
Vajza e re më pas iu bashkua nënës së saj për një interpretim të këngës “Let’s Get Loud” nga albumi debutues i Jennifer në vitin 1999, ku pjesë e tij ishte edhe kënga “No Me Ames”, që ajo e këndon në duet me babanë e Emme.
Jennifer e ndau skenën të dielën me divën e muzikës pop, këngëtaren Shakira, e cila u mahnit nga performanca e të bijës së Jenniferit.
Ndërsa Jennifer vazhdoi të performonte “Let’s Get Loud”, Emme kaloi në një interpretim të këngës së vitit 1984, “Born in the USA” të këngëtarit Bruce Springsteen.
Krenar me performancën e të bijës u ndje babai i Emme, i cili shkroi në Twitter: “Emme, babi është kaq krenar për ty. Ti je [zemra ime] dhe unë jam përgjithmonë i yti”.
Lopez përndryshe edhe pse 50-vjeçare i befasoi të gjithë me paraqitjen e saj atraktive dhe performancën energjike që dhuroi në skenë.
Jennifer, e cila gjithashtu ka një djalë 11-vjeçar të quajtur Max i cili është binjak me Emme, tani është fejuar me ish-lojtarin e MLB, Alex Rodriguez, që do të bëhet burri i saj i katërt.
“Super Bowl” u mbajt në Miami, dhe u hap me një performancë fantastike nga këngëtarja Demi Lovato, e cila shënoi performancën e saj të dytë ‘live’ pas rikthimit nga rehabilitimi, ku i ka shpëtuar tashmë një mbidoze fatale të rreth dy viteve më parë. /Telegrafi/