Telegrafi

‘Performanca në Kampionatin Botëror 2018’, momenti kur Era Istrefi u ndje më krenare se është shqiptare

Era Istrefi, është një tjetër artiste shqiptare e cila me vetëm një projekt të ri muzikor ka arritur të bëjë bujë të madhe në tregun ndërkombëtar.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjete sociale, ndërsa herë pas herë nuk ngurron t’u përgjigjet fansave në pyetjet që ata kërkojnë.

Së fundmi, 26 vjeçares i është kërkuar të publikojë një moment kur është ndjerë krenare se është shqiptare.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

“Ditën kur ke qenë më krenare që je shqiptare”, ka qenë pyetja e një ndjekësi, ndërkohë që Istrefi nuk ka munguar me përgjigje duke ndarë një moment nga ceremonia e Kampionatit Botër në 2018, ku performoi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Ajo po ashtu mori vëmendje të madhe kur në mes të stadiumit të Rusisë ka bërë shqiponjën me duar.

Kjo jo vetëm se bëri krenare Erën por edhe gjithë shqiptarët, për arritjen e madhe në karrierë për vetëm pak kohë. /Telegrafi/

Era Istrefi (Foto: Instagram)