Reperi shqiptar, G4shi, e ka mahnitur publikun në emisionin The Tonight Show të Jimmy Fallon.
Ylli me origjinë nga Kosova që po bën karrierë në New York ka dalë në skenë së bashku me G-Eazy për ta interpretuar bashkëpunimin e tyre, “My Year”.
Ata kanë arritur ta elektrizojnë publikun me performancën e tyre, me ç’rast të gjithë janë ngritur për të kërcyer nën ritmet e muzikës së tyre.
Në përshkrimin e videos së publikuar në kanalin e The Tonight Show në YouTube thuhet se G4shi arriti ta shndërronte emisionin në një ndejë muzikore.
https://www.youtube.com/watch?v=l17FaLcfhb8
Labinot Gashi (emri i vërtetë i reperit) ka lindur në Libi nga prindër me origjinë nga Kosova, ndërsa karrierën e tij është duke e ndërtuar në SHBA.
Ai është pjesë e labelit të famshëm të Jay-Z, Roc Nation, që nga vera e vitit 2017, prandaj nuk ka dyshim se e ardhmja do të sjellë projekte të mëdha.
G4shi po vazhdon me hapa të sigurt drejt një karrierë të suksesshme ndërkombëtare dhe tashmë po shihen arritjet e para. /Telegrafi/