Altuna Sejdiu është pjesëmarrëse në edicionin e sivjetmë të Festivalit Kënga Magjike.
Këngëtarja nga Maqedonia të dielën mbrëma është shfaqur me këngën e saj “Duam” që është një baladë e fuqishme.
Si gjithmonë, Tuna u kujdes që paraqitja e saj të ishte në nivelin më të mirë të mundshëm.
Ndryshe, këngëtarja bëri bujë të madhe duke i konfirmuar thashethemet e deritanishme se është shtatzënë.
Ajo pranoi në ‘E Diela Shqiptare’ se është në pritje të fëmijës së parë, për të thënë pastaj: “Këtë lajm e dua vetëm për vete”. /Telegrafi/