Site icon Telegrafi

Performanca më e mirë në “Kënga Magjike” shpallet ajo e Soni Malajt (Foto)

Sonte (e shtunë) është duke u mbajtur nata finale e festivalit “Kënga Magjike 2016” drejtpërsëdrejti nga Pallati i Kongreseve.

Mbi 20 artistë kanë mbërritur në natën finale, teksa disa prej tyre veç sa janë shpërblyer me çmime.

Këngëtarja Soni Malaj është prezantuar live me këngën e saj “Për vete më mbaj”, gjersa është shpërblyer me çmimin “Performanca më e mirë”.

Performanca e saj ishte e shkëlqyer, teksa ishte përgatitur me mjeshtri nga koreografi i njohur Albu Nako. /Telegrafi/

Soni Malaj rrëmben çmimin “Best Performance”.
Exit mobile version