Telegrafi

Performanca e Jonida Maliqit në ndejën e Eurovisionit në Londër

Performanca e Jonida Maliqit në Londër (Foto: Screenshot/wiwibloggs)

Në kuadër të e performancave para netëve të Eurovisionit, Jonida Maliqi e ka interpretuar në Londër këngën e saj përfaqësuese, “Ktheju tokës”.

Këngëtarja është mirëpritur nga publiku londinez gjatë interpretimit të saj në kuadër të ndejës së Londrës për festivalin evropian të këngës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jonida Maliqi

“E befasuar dhe e përulur nga publiku më mbresëlënës në Londër. Nuk mund të besoj”, ka shkruar Jonida në Instagram, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një video nga performanca.

Edicioni i sivjetmë i festivalit evropian të këngës do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit me datat 14, 16 dhe 18 maj.

Në skenën e Eurosong, Jonida do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”. /Telegrafi/