Banka më e madhe në Europë, HSBC, ka publikuar një rritje të vogël të fitimit përpara taksave për gjysmën e parë të vitit, ndërkohë që rritja shpenzimeve në sektorin e investimeve dhe detyrimet prej 765 milionë dollarë nga akuzat e SHBA për shitjen e gabuar të letrave me vlerë gjatë krizës financiare, kanë limituar të ardhurat.
Aksionet e bankës të listuara në Londër ranë, ndërkohë që investitorët presin shenja konkrete në strategjinë e re të manaxhimit të HSBC.
Banka raportoi një fitim përpara taksave prej 10.7 miliardë dollarë në gjashtë muajt e parë të vitit, në rritje me 4.6% nga e njëjta periudhë një vit më parë. Ndërkohë që huadhënësi ka rritur shpenzimet në staf dhe zgjerimin e kapacitetit dixhital, kostot u rritën me 6% në 17.5 miliardë dollarë.
Kreu ekzekutiv i bankës, John Flint, që mori detyrën në muajin Shkurt, nisi një plan 3-vjeçarë që të investojë 15-17 miliardë dollarë në fusha si teknologjia dhe aktivitetin në Kinë.
“Po ndërmarrim hapa konkretë drejt strategjisë së lajmëruar. Ne po investojmë për të fituar klientë të rinj, rritur pjesën në treg dhe për të krijuar themelet për fitime të qëndrueshme në të ardhmen”, deklaroi ai.
Fokusi i investitorëve ishte kryesosht në zgjerimin e aktivitetit në Kinë, ndërkohë që banka ka lajmëruar gjithashtu se po përpiqet zgjerohet në tregun e kredive hipotekore në Britani.
Fitimi në Azi u rrit me 23% në 9.4 miliardë dollarë, apo sa 88% e të gjithë fitimit të grupit. Banka deklaroi se deri më tani, nuk ka parë ndonjë ndikim në performancë nga rritja e tensioneve tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
Banking retail, tregtar dhe manaxhimi i pasurisë, kanë patur performancën më të fortë në gjysmën e parë të vitit, duke përfituar nga mjedisi pozitiv i normave të interesit. /Telegrafi/