Telegrafi

Performanca e fundit e këngëtares, para se të vritej (Video)

Është publikuar xhirimi i performancës së fundit të Christina Grimmie të premten mbrëma, pak orë para se të vritej.

Këngëtarja, e cila u bë e njohur pas pjesëmarrjes në versionin amerikan të ‘The Voice’, u vra nga një 27-vjeçar pas koncertit, gjatë kohës kur po jepte autografe.

Kevin James Loibl, i cili ishte me probleme mendore, vrau Christinan dhe pastaj vrau veten pasi u përball me vëllanë e këngëtares.

Videoja që shfaq performancën e fundit të saj është vlerësuar edhe si moment i dhimbshëm, por edhe si festim i kujtimit për të. /Telegrafi/