Atraksioni botëror i muzikës, Era Istrefi, ishte mysafire speciale në ‘Skopje Calling’, ku ka performuar në të njëjtën skenë me David Guetta e Robin Schulz.
Organizatori i këtij evenimenti e ka quajtur këngëtaren shqiptare si “sensacioni më të fundit të madh botëror”.
Kjo ishte hera e parë që Era Istrefi performonte para publikut të Maqedonisë.
Ndryshe, Telegrafi ishte partner medial i këtij evenimenti muzikor në Arenën kombëtare, ‘Filip II”.
Në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni Erën teksa performon hitin e saj “BonBon”, ndërsa jua sjellim edhe disa xhirime të performancës së David Guettas. /Telegrafi/