Site icon Telegrafi

Performanca e Erës në New York (Video)

Era Istrefi ka performuar në New York me rastin e marshit të komunitetit LGBT, më 26 qershor, ngjarje kjo që njihet si “Marshi i krenarisë”.

Këngëtarja nga Kosova ka publikuar video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke kënduar hitin e saj, “BonBon”.

Në këtë mënyrë, ajo ka shprehur edhe mbështetjen e saj për komunitetin LGBT.

Theksojmë se marshi i sivjetmë është organizuar pak javë pas të shtënave në një klub nate homoseksualësh në Orlando, ku u vranë 49 njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version