Telegrafi

Performanca e Eneda Tarifës në gjysmëfinalen e Eurovizionit (Video)

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong 2016, Eneda Tarifa, ka shkëlqyer me performancën e saj në gjysmëfinalen e dytë.

Por megjithë interpretimin kënga shqiptare nuk arriti të futet në finale e Eurovizionit, transmeton Telegrafi.

“Fairytale” është kënga me të cilën u përfaqësua Shqipëria në edicionin e 61-të të Eurosongut, që sivjet po mbahet në Stokholm të Suedisë.

Kjo këngë si dhe këngëtarja që nga zgjedhja e saj u përballën me kritika të shumta./Telegrafi/

Për të parë interpretimin e Enedës shikoni videon: