Telegrafi

Performanca e Eminemit në MTV EMA, rikthimi i madh i mbretit të repit (Video)

Eminemi është rikthyer fuqishëm në skenën e muzikës botërore.

Ai performoi në MTV European Music Awards që u mbajt në Londër.

Em performoi projektin “Walk on Water” në bashkëpunim me Skylar Grey.

Performanca e Eminemit u prit shumë mirë nga fansat e hip hopit, teksa reperi u shfaq me bend e skenë lëvizëse në ceremoninë e mbajtur.

“Është e pabesueshme si fjalët e një njeriu mund të lidhen me aq shumë njerëz. Eminemi është ikonë e madhe”, ka shkruar një prej adhuruesve në performancën e tij.

Eminemi ka kohë që nuk ka publikuar projekt të ri.

Ai konsiderohet një prej artistëve më të shtrenjtë në qarkullim me një performancë që kushton mbi një milion euro. /Telegrafi/