Site icon Telegrafi

Performanca e Baby Lasagnas në Eurovision është më e shikuara në YouTube, me mbi gjysmë milionë shikime

Foto: Screenshot/YouTube

Performanca e Baby Lasagna aktualisht është më e shikuara në YouTube nga të gjitha performancat e natës gjysmëfinale.

Ai ka mbledhur mbi 530,000 shikime në nëntë orë që nga postimi.

Në vend të dytë renditet performanca e diskutueshme e Irlandës, e cila u përfaqësua nga Bambie Thug me këngën Doomsday Blue dhe shkaktoi reagime të stuhishme nga shikuesit, dhe deri më tani ata kanë mbledhur 515,000 shikime.

Në vendin e tretë renditet Ukraina me përfaqësuese: Alyona Alyona & Jerry Heil, të cilët u prezantuan me këngën “Teresa & Maria” dhe deri më tani kanë mbledhur 439 mijë shikime.

Lexo po ashtu Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Kujtojmë se përfaqësuesi kroat, Baby Lasagna shpërtheu me paraqitjen e tij në gjysmëfinale.

Mijëra njerëz në sallë kënduan me të gjatë gjithë performancës.

Lasagna tani është një favorit pothuajse i paprekshëm për të fituar Eurovision Song Contest. /Telegrafi/

Exit mobile version