Kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Wimmer RS, është marrë me modifikimin e modelit Volkswagen Touareg.
Ky model ka motor dizel 3.0-litër TDI me kapacitet prej 204 kuajfuqi, ndërsa tani është përforcuar në 240 kuajfuqi, transmeton Koha.net.
Gjithashtu në përgatitje është edhe versioni më i fuqishëm, me kapacitet prej 310 kuajfuqi por detaje më të hollësishme për këtë version ende nuk janë zbuluar.
Wimmer RS për këtë Touareg ka zgjedhur edhe amortizatorët Variant 3 KW me ajër, set të rrotave BBS CH-R prej alumini me diametër prej 21-inç e me goma 295/35-21, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, si dhe një grafik për eksterier.