Site icon Telegrafi

Përforcohet Vëllaznimi

Duke u shprehur të kënaqur me pritjen dhe me faktin që kanë arritur marrëveshje me një skuadër me renome në futbollin kosovar, Veseli e Bajrami kanë deklaruar se do të japin maksimumin dhe se me përkrahjen e Kuqezinjëve të Jakovës, do të arrijnëq suksese.

Veseli e Bajrami kanë nënshkruar marrëveshje deri në qershor, për t’a ndihmuar skuadrën e FC Vëllaznimi në ambiciet e saj për rikthim në Superligë.

Presidenti i FC Vëllaznimi Shkëlzen Gashi, ka thënë se nuk do të ndalet dhe se së shpejti do të ketë edhe lëvizje tjera.

“Me ardhjen e këtyre dy futbollistëve, ka shkuar në 5 numri i përforcimeve, derisa deri në hapjen e afatit kalimtar të janarit, do të kemi edhe lëvizje tjera. Vëllaznimin me përkrahjen e të gjithëve do të kthehet atje ku e ka vendin.” – ka thënë mes tjerash Shkëlzen Gashi.
 

Exit mobile version