Sigal Prishtina e ka bërë ‘goditjen’ e fundit, pak orë para përfundimit të afatit kalimtar të dimrit për lojtarë të huaj.
Bardhekaltrit e kanë transferuar basketbollistin 30 vjeçar, Thomas Massamba, kongolez me pasaportë suedeze.
Lojtari në fjalë luan si fundor, i gjatë 183 cm, ndërsa së fundmi ishte pjesë e ekipit qipriot, Keravnos Strovolou, transmeton Zëri.
Nga ajo që mësohet për karrierën e tij në vitet e fundit ai ka pasur disa suksese mjaft të mëdha.
Kudo që ka luajtur ka fituar trofe, ndërsa në vitin 2015, Massamba ishte shpallur si basketbollisti më i mirë i vitit në Qipro, fundori më i mirë e gjithashtu edhe mbrojtësi më i mirë për vitin e kaluar.
Për më tepër, me Përfaqësuesen e Suedisë, ai ka luajtur edhe në kampionatin evropian të basketbollit në vitin 2013.