Los Angelos Lakers kanë pasur një sezon për t’u haruar dhe po përpiqen të përforcojnë radhët e tyre.
Ekipi së fundi ka sjell basketbollistin amerikan, Avery Bradley, i cili është bashkuar skuadrës ku luan edhe LeBron James.
Bradley nënshkroi një kontratë dyvjeçare me ekipin kalifornian me vlerë 9.7 milionë dollarë, sipas ESPN.
Once guard Avery Bradley clears waivers today, he plans to sign a two-year, $9.7M deal with the Los Angeles Lakers, his agent Bill Duffy of @BDA_Sports tells ESPN. Bradley will have a player option on the second season.
— Adrian Wojnarowski (@wojespn) July 8, 2019
Bradley luan në pozitën e mbrojtësit dhe ka bërë karrierë si anëtar i Boston Celtics, ku gjithashtu luajti edhe për rivalët e Lakers – Los Angeles Clippers.
Bradley përfundoi sezonin e kaluar në fanellën e Memphis Grizllies, ku shënoi 16 pikë, tri kërcime dhe katër asistime në 14 ndeshje të luajtura.
Ndryshe, Los Angelos pritet që të sjellin edhe lojtarë të tjerë para fillimit të sezonit të ri në NBA. /Telegrafi/