Pas transferimit me krahë-qendrën amerikane Gerald Warrick, skuadra e Besë ka sjell edhe një përforcim në Pejë. Bëhet fjalë për britanikun Morakinyo Williams, i cili luan në pozitën e qendrës, derisa është i gjatë 213 centimetra.
Ndërkohë, skuadra e dritës është përforcuar me Jernelle Anthony. Basketbollisti amerikan, i cili luan në pozitën dy pritet shumë shpejt t’i bashkohet skuadrës bardh e kaltër. /Express/Telegrafi/