Përforcimi i parë i Prishtinës sa i përket afatit kalimtar të dimrit është mbrojtësi Drilon Berisha, i cili ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare. Ai më parë kishte djersitur fanellën e Hajvalisë, Hysit dhe 2 Korrikut.
Në anën tjetër edhe Vëllaznimi që në këtë stinor pati shumë vështirësi, ka filluar ta përforcojë ekipin. Këtë javë kanë bërë zyrtare transferimin e një mesfushori tejet cilësor nga Shqipëria, i cili quhet Andon Omeraj. Ai në Shqipëri ka luajtur te Dinamo e Tiranës dhe te Gramozi. Omeraj ka bërë karrierë edhe tek U-21 të Olimpiakos Pireaus dhe Ethnikos Piraeus.
Ndërkohë, ekipi i Hajvalisë ka bërë ndryshime edhe në shtabin teknik duke angazhuar trajnerin Bekim Isufi. Krahas trajnerit, ata kanë realizuar edhe dy përforcime tjera, mbrojtësin e Trepçës, Erdin Hashani dhe portierin e Feronikelit, Faton Maloku./Telegrafi/