Telegrafi

Përforcimi i ri i Arsenalit, Kieran Tierney jashtë fushave deri në tetor

Arsenali do të duhet të bëjë pa Kieran Tierney të paktën deri në muajin tetor, pasi ai vazhdon shërimin e tij nga një lëndimi.

Mbrojtësi u bashkua me Gunners nga Celtic në ditën e fundit të afatit kalimtar për shumën e 27 milionë eurove.

Skocezi kaloi testet mjekësore, por klubi duhet të durojë të paktën edhe shtatë javë deri të rikuperohet.

Ai po shërohet nga një lëndim i ijëve dhe raportohet se po e vazhdon trajtimin, ku edhe ishte operuar.

22-vjeçari ka marrë pjesë në stërvitje të lehta me shokët e tij të ri të skuadrës.

“Ndjehen mirë. Jam i kënaqur që jam këtu. Unë jam i dëmtuar, por mezi po pres që të rikthehem në fushë, të stërvitem dhe të përfshihem me skuadrën”.

“Unë jam duke u rehabilituar dhe kam pasur njerëz të mirë rreth meje. Ka qenë e lehtë për mua”.

“Në Celtic isha duke u stërvitur shumë dhe të kthehem i aftë. Ky ishte fokusi im kryesor”, ka thënë ai. /Telegrafi/