Site icon Telegrafi

‘Përforcimi i këshillave komunale’

Ministrja e Vetëqeverisjes Lokale, Shiret Elezi sot do të prezantojë projektin ‘Përforcimi i këshillave komunale’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, qëllimi kryesor i projektit është të përforcohen këshillat komunale për zbatimin e kompetencave të tyre lidhur me kryerjen e mbikëqyrjes dhe prezantimin e interesave dhe nevojave të qytetarëve.

Projekti është i financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim, ndërsa do të implementohet nga UNDP.

Në promovim të projektit do të flasin ambasadorja zvicerane, S. Sufer Tejada, përfaqësuesja rezidente e UNDP-së në Maqedoni, L. Vinton, kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetari i Komitetit të këshillave pranë BNJVL-së, Trajçe Donev. /Telegrafi/

Exit mobile version