Dyshja e njohur, Getinjo dhe Vivien po vazhdojnë të jenë mjaft të komentuar që kur u lidhën për herë të parë gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova.
Ata vazhduan romancën edhe pas daljes nga BBVK dhe kur dukej se çdo gjë po shkonte mirë, dyshja u tha se kanë ndarë rrugët.
Dyshimet u shtuan edhe më shumë kur Getinjo dhe Vivien fshin fotografit e përbashkët në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, madje edhe hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve.
Ndërsa ata nuk kanë konfirmuar ndarjen, nuk kanë munguar ‘thumbat’ për njëri-tjetrin përmes postimeve të ndryshme në InstaStory.
Së fundmi, ishte Vivien që në një foto para pasqyrës la të kuptohej se e ka kaluare dhimbjen e ndarjes.
“Pas një muaj, netëve pa gjumë u erdhi fundit”, ka shkruar Vivien në mbishkrimin e imazhit.
Ndërkohë, koha do të tregoj nëse ish-cifti do të vendosin që të japin edhe një mundësi marradhënies së tyre, apo tashmë kjo i përket të kaluarës. /Telegrafi/