Telegrafi

Përfliten për romancë, Keisi Medini dhe DJ Geek shihen sërish në shoqëri të njëri-tjetrit

Pas ndarjes nga këngëtarja Dafina Zeqiri, DJ Geek prej javësh përflitet për një romancë të re.

Vajza që thuhet se ka rrmëbyer zemrën e DJ-të nga Kosova është këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA 2, Keisi Medini.

Dyshja më parë ishin fotografuar bashkë në një nga klubet e natës në Prishtinë dhe njëjtë ka ndodhur edhe së fundmi.

Prive.al ka siguruar fotografi të reja të dyshes ku ata shihen bashkë në një nga restorantet e kryeqytetit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dj Geek

Ndërsa, asnjëra palë ende nuk i kanë komentuar publikisht këto raportime.

Keisi ndërkohë në Prishtinë ndodhet edhe për shkak të angazhimeve profesionale, këngëtarja po punon për këngë të reja që pritet të publikohen së shpejti. /Telegrafi/