Telegrafi

Përfitonte duke mashtruar se nuk mund t’i veshë as çorapet, kapet duke punuar në ndërtimtari (Foto)

Keith Webster nga Swansea e Wales, është dënuar me një vit burg, pasi ishte zënë duke punuar si ndërtimtar, ndërsa ankohej se gjendja tij është aq e dobët, sa që nuk mund t’i veshë as çorapet.

Atë e kishin filmuar në fshehtësi, duke bartur një panel të rëndë druri dhe vegla pune, teksa meremetonte një kuzhinë, transmeton Telegrafi.

Gjykata kishte shqyrtuar dokumentet, ku ai paraqitet si i paaftë të ecën, ndërsa si dhe pamjet ku shihet duke lëvizur lirshëm dhe bartur pajisje të ndryshme ndërtimore nga furgoni.

Për gjashtë vite me radhë, ai kishte shfrytëzuar paratë e taksapaguesve, duke përfituar jashtëligjshëm nga 60 mijë euro në vit.

Mbi Webster rëndojnë gjashtë akuza, për të cilat është dënuar me një vit prapa grilave. /Telegrafi/