“Turtles All the Way Down” është një roman për adoleshent, i botuar më 10 tetor 2017. Është shkruar pesë vite pas kryeveprës së Green “The Fault in our Stars”. Çfarë e bën të veçantë këtë vepër është mënyra e krijimit të një lloj baraspeshe midis imagjinatës dhe realitetit, nëpërmjet temës të cilën autori e shtjellon. Për më tepër, Green citon se “është hera e parë që kam provuar të shtjelloj një temë të ndjeshme, ku edhe pse historia është e gjitha e trilluar ajo përmban edhe disa detaje të jetës sime lidhur me përballjen me ankthin”.
Historia e këtij romani shpalos jetën e një vajze 16-vjeçare e cila përballet çdo ditë me çrregullimet e ankthit dhe në të njëjtën kohë mundohet që të zbuloj sesi një biznesmen i quajtur Russell Pickett është zhdukur. Aventura rreth zbulimit të këtij fenomeni fillon kur Daisy bashkë me protagonisten Aza zbulojnë se mund te fitojnë një shumë parash prej 100 mijë dollarë nëse ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Së bashku, Daisy dhe Aza fillojnë udhëtimin e tyre, ku kalojnë lumin White River në mënyrë që të arrijnë tek shtëpia e Russell Pickett. Kështu, sapo të arrijnë tek kjo shtëpi ata takojnë Davis Pickett, djalin e biznesmenit i cili përdoret si karrem nga babai i tij për të humbur gjurmët e zhdukjes së dyshimtë. Në këtë mënyrë Davis vendos të paguaj Daisy-n dhe Aza-n me para kështu që ato të mos ndjekin më babain e tij. Në fund, Aza dhe Daisy arrijnë të gjejnë trupin e pajetë të Russell Pickett në një tunel. Pasi që Davis dhe vëllai i tij Noah humbin gjithçka, këtu duke përfshirë familjen dhe shtëpinë ata vendosin që të zhvendosen në Kolorado.
Gjatë kësaj aventure Aza krijon një lidhje me Davis ku me shumë kujdes autori paraqet se me sa mund protagonistja 16-vjeçare arrin që në një formë të gjej një rrugë të ndërmjetme midis ballafaqimit kundrejt ankthit dhe krijimit të një lidhjeje të shëndosh. Gjithashtu, shtjellimi i disa temave tjera me të vogla sikurse shoqëria, ndjenjat, ndjeshmëria dhe misteri, arrin të krijoj një lidhje të veçantë midis lexuesit dhe librit.
Sipas gazetës së njohur New York Times, titulli i romanit “Turtles All the Way Down” është një aluzion, kështu duke iu referuar një ngjarjeje te treguar në librin nga Stephen King “A Brief History of Time”. Stephen King tregon një filozofi të lashtë se si secili planet mbështetet vazhdimisht tek njeri-tjetri duke formuar një rreth vicioz. Me anë të këtij aluzioni, Green mundohet te tregoj gjendjen mentale dhe shpirtërore te personazhit kryesor Aza Holmes ku ky proces vicioz gjatë tërë kohës është shumë i lodhshëm dhe mizor. Autori tregon sesi mendimet e një njeriu mund të ndikojnë aq shumë sa që për një moment Aza nuk mund ta njoh me veten e saj. Këtë e shpreh në mënyrën më të mirë me këtë fjali “the thing about a spiral is, if you follow it inward, it never actually ends. It just keeps tightening, infinitely”.
Edhe pse ky libër trajton një temë të ndjeshme, gjithsesi arrin t’ia ofroj mundësinë lexuesit që të mund t’a lexojnë veprën prej këndvështrimeve të ndryshme. Sikurse, edhe Matt Haig nga gazeta The Guardian e cilësoi këtë libër si një vepër bashkëkohore por me elemente të veprave klasike duke e krahasuar atë me këngë pop të cilat mund të duken si klishe në fillim por prapë se prapë arrijnë të prekin zemrat e njerëzve.