Site icon Telegrafi

Përfitoi mijëra euro duke mashtruar se u helmua nga ushqimi i hotelit, ia zbulon gënjeshtrën ish-e dashura (Video)

Liam Royle nga Eccles i Anglisë përfitoi afro shtatëmijë euro, duke mashtruar se u helmua nga ushqimi i një hoteli, kur ishte për pushime në Qipro.

Mirëpo, ish e dashura e 23-vjeçarit, postoi një video ku ai shihet duke vallëzuar me hitin ‘Gangmanstyle’, që hedhë poshtë pretendimet se ai kishte ngërçe dhe diarre, që e lanë të shtrirë për ditë të tëra, transmeton Telegrafi.

Gjykata e ka detyruar atë t’i kthente paratë prapa, sepse kishte gëzuar shëndet të mirë dhe gjithçka kishte që në rregull me ushqimin e hotelit.

Videoja që mund ta shihni më poshtë, tregon një pjesë të vallëzimit energjik që bëri gjatë pushimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version