Një ndarje asnjëherë nuk sjell ndjenja të mira. Në fakt, disa hulumtime thonë se trauma psikologjike e një ndarje mund të jetë sikur dhimbje fizike.
Kjo gjë është edhe më e keqe nëse lidhja përfundon sepse partneri ju ka tradhtuar. Njerëzit tradhtojnë për shumë arsye – ndoshta nuk janë të kënaqur me lidhjen, ndoshta ju mungon diçka, ndoshta thjesht nuk ju duan më. Por, cilado qoftë arsyeja, nëse jeni personi që po tradhtohet, vështirë se mund ta shikoni anën pozitive, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, sipas një studimi, faktikisht të qenit person i tradhtuar mund të ketë një përfitim.
Fillimisht, pas anketimit të mijëra personave nga 96 shtete të ndryshme, shkencëtarët kishin vërejtur se femrat e marrin ndarjen me më shumë vështirësi, megjithatë e tejkalojnë dhimbjen në mënyrë më të shëndetshme.
Ato kanë tendenca të qajnë, të flasin me miqtë, por në fund arrijnë ta tejkalojnë këtë fazë. Në anën tjetër, meshkujt kanë tendenca të mos ballafaqohen siç duhet me emocionet negative.
Rezultatet gjithashtu kanë treguar se kur dikush tradhtohet, kalon në një periudhë të rritjes e zhvillimit, ndërkaq përfundon duke përfituar nga ndarja.
P.sh., së pari nuk janë më me dikë që nuk i ka trajtuar siç duhet dhe, veç kësaj, kanë perspektivë më të mirë kur krijojnë lidhje të reja.
Shkencëtarët thonë se gjashtë muaj pas ndarjes si shkak i tradhtisë, femrat kanë inteligjencë më të lartë emocionale dhe vetëbesim më të lartë, ndërkaq meshkujt e tradhtuar zhvillojnë personalitete më të fuqishme.
Prandaj, siç thonë hulumtuesit, ndonëse mund t’ju dhemb për momentin, është e rëndësishme të përqendroheni në faktin se tradhtia mund të jetë një bekim i fshehur. Jo vetëm se partneri e ka treguar veten se kush është në të vërtetë, por ju përfitoni edhe mendërisht. /Telegrafi/