Telegrafi

Përfitimet nga diagnostifikimi i hershëm gjenetikë (Foto)

Laboratori E-lab në Prishtinë dje (21.04.2016) në Emerald ka organizuar konferencën më të madhe në vend, në fushën e diagnozës gjenetike, ku i ftuar special nga Turqia ishte Prof.Dr. Serdar Ceylaner.

Prof.Dr. Serdar Ceylaner para më shumë se 100 mjekëve të pranishëm në sallë shpalosi metodat dhe teknikat më të avancuara të diagnostifikimit të hershëm gjenetik përmes të cilave mund të parandalohen sëmundjet gjenetike.

Disa nga arsyet më të zakonshme kur parashikohet bërja e analizës gjenetike janë:

• Ju ose fëmija juaj keni simptoma të një sëmundjeje dhe doni të përcaktohet diagnoza apo të zbulohet arsyeja biologjike përgjegjëse për sëmundjen.

• Në familjen tuaj një nga pjesëtarët ka një problem gjenetik dhe doni të dini nëse ka rrezik që ky problem mund të zhvillohet dhe tek ju, gjatë jetës tuaj.

• Kur në familjen tuaj një prej pjesëtarëve ka një problem gjenetik ose, ju i përkisni një grupi apo popullsie me rrezikshmëri më të shtuar për ndonjë problem gjenetik specifik, atëherë në këto raste ju doni të dini nëse ky problem mund të trashëgohet tek fëmija juaj.

• Çifti ka patur disa aborte (shtatzani të pasuksesshme).

Ndërsa Dr. Aytac Keskinege profesori i biokimisë në E­Lab ka bërë prezantimin e Harmony testit për shtatëzanitë, i cili preferohet të bëhet pas javës së 10’të të shtatëzanisë.

Me këtë rast drejtori i laboratorit E-lab z. Orhan Emincek premton se prezantime të tilla do të organizohen kohë pas kohe.

“Kosova tani ka një shërbim bashkëkohorë e të saktë në diagnostifikim dhe në rezultate të analizave”, ka thënë ai.

Laboratori E-lab në Prishtinë është pjesë e rrjetit të laboratorëve E-lab nga Turqia me shërbime diagnostiko në fushën e biokimisë, mikrobiologjisë dhe gjenetikës.