Në Qendrën Informative të BE-së në Shkup sot do të shënohet përfundimi i Tuining projektit ‘Përforcim i kapacitetit administrativ në nivel lokal dhe qendror për transportim dhe zbatim të Direktivës për emisione industriale 2010/75/BE’, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ceremoni janë paralajmëruar fjalime të zëvendëskryeministrit Arbër Ademi, ministrit të MJPH-së, Bashkim Ahmeti, udhëheqësit të Repartit për infrastrukturë, bujqësi dhe politika sociale në Delegacionin e BE-së Mauro Di Veroli dhe ambasadorëve të Austrisë dhe Spanjës-Renate Kobler dhe Ramon Abaroa Karanza.
Projekti është financuar nga BE përmes IPA-s me 900 mijë euro, ndërsa realizohet nga tetori i vitit 2015 deri në prill 2017. /Telegrafi/