Telegrafi

Përfaqësuesja U19 mbajti seancën stërvitore në Duisburg

Përfaqësuesja U-19 femrat sot paradite mbajti seancën e parë stërvitore, sikur që edhe pasdite seancën e dytë, ku përzgjedhësi Kushtrim Munishi bashkë me shtabin teknik u përqendruan në lojën tekniko-taktike në mbrojtje dhe sulm.

Atmosfera në ekipin kombëtar është e mirë dhe vashat po punojnë me zell të madh.

Ndërkaq, gjendja shëndetësore e vajzave sipas fjalëve të mjekut të ekipit dr.Milazim Gjocaj është e mirë. Nesër Kombëtarja do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes së të martës kundër Gjermanisë.

Trajneri Megzon Viksoka deklaroi:

“Sot kemi pasur në stërvitje me theks kryesisht taktik duke ushtruar shumë situata në lojë. E dimë që kemi një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë, por ne do të përgatisim strategjinë tonë në mënyrë që me sukses të i kundërvihemi Kombëtares gjermane.