Telegrafi

Përfaqësuesja U-21 në hendboll në grup me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin dhe Bahrejnin

(Foto: kosovahandball.info)

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në hendboll do të luajë në Grupin C në Kampionatin Botëror të juniorëve që gjatë korrikut mbahet në Spanjë.

Në shortin e hedhur të martën, Kosova ka rënë në një grup me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Hendboll
https://telegrafi.com/tag/hendboll/

Bëhet fjalë për një grup të fortë me kombëtare cilësore, por djelmoshat tanë do të japin maksimumin për paraqitje të denjë dhe për të shënuar fitore – thuhet në njoftimin e FHK-së.

Është hera e parë që një përfaqësuese e Kosovës do ta paraqitet në botëror. Pra, është një sukses tjetër historik i hendbollit kosovar. Kosova në short ishte në vazon e fundit. Shorti u hodh në Pontevedra të Spanjës.

Në Grupin A janë Sllovenia, Spanja, Serbia, Tunizia, Japonia e SHBA-të. Në grupin B garojnë Franca, Egjipti, Suedia, Nigeria, Koreja e Australia. Ndërsa në grupin D garojnë Gjermania, Islanda, Norvegjia, Argjentina, Danimarka dhe Kili.