Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Eurovision me mesazh emocionues në natën finale: Shpresoj që do të iu bëjë krenarë të gjithëve

Mae Muller tregoi se shpreson të bëjë krenare Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa përgatitet për finalen e Eurovisionit që mbahet sonte (e shtunë).

Këngëtarja e “I Wrote A Song”, 25 vjeçe, e shoqëroi mesazhin emocionues me një mori fotografish që tregonin momentet kulminante të kohës së saj në konkurs.

“Nuk mund ta besoj se arritëm deri në 13 maj. 3 muajt e fundit kanë qenë të ngarkuar”, shkroi ajo.

Foto: Instagram

“Ne qeshnim, qanim dhe çdo gjë në mes, por unë nuk do të ndryshoja asnjë sekondë dhe asnjë prej tyre nuk do të ishte as nga distanca e arritshme pa njerëzit përreth meje dhe komunitetin ESC”.

“Më pritët me krahë të hapur dhe u jam përgjithmonë mirënjohese”, vazhdoi ajo.

Lexo po ashtu Shqipëria kualifikohet në finalen e 'Eurovision 2023'

“Sonte është nata dhe thjesht shpresoj se mund t’ju bëj krenarë të gjithëve, por cilido qoftë rezultati, faleminderit, faleminderit, faleminderit. Eurovision ju keni një vend në zemrën time përgjithmonë”, përfundoi shkrimin artistja.

Foto: Instagram

Mae ndau një foto të mahnitshme bashkë me grupin e valltarëve në skenën e Eurovisionit.

Ajo gjithashtu ndau një fotografi me garuesit e tjerë nga festa e mirëseardhjes së Eurovision Song Contest në Liverpool në fillim të javës së kaluar.

Foto: Instagram

Theksojmë që sivjet Shqipëria përfaqësohet në Eurovision nga Albina Kelmendi dhe familja e saj, të cilët po ashtu u kualifikuan në finale. /Telegrafi/

Exit mobile version