Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës zgjidhet më e mira e Vitit 2019

Komiteti Olimpik i Kosovë (KOK) ka ndarë çmimet kryesore të vitit 2019 në një ceremoni të mbajtur sot (e enjte) mbrëma.

Për herë të dytë me radhë, përfaqësuesja e vitit në konkurrencën e meshkujve shpallet ajo e futbollit.

Në njoftimin e KOK-ut thuhet se futbollistët tanë na dhanë një tjetër vit plot emocione dhe me pak fat kanë mundur edhe ta shkruajnë historinë për t’u kualifikuar në evropianin 2020, në të cilin shpresat i kanë ende përmes Ligës së Kombeve.

Këtë çmim e pranoi trajner i ekipit përfaqësueses, Muharrem Sahiti.

Edhe sulmuesi Vedat Muriqi fitoi çmimin special në këtë ceremoni. /Telegrafi/

 

Exit mobile version