Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në konkurrencën e femrave ka marrë rrugë për në Shqipëri.
Kosova do të marrë pjesë në para kualifikimet e Kupës së Botës ‘Francë 2019’.
Nisja e Përfaqësueses së Kosovës është bërë para pak çasteve nga zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në kualifikimet për kampionatin botëror.
Skuadra e drejtuar nga Aferdita Fazlia merr pjesë në grupin B, së bashku me Shqipërinë, Greqinë dhe Maltën. /Telegrafi/