Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës udhëton drejt Maltës

Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës e kryesuar nga presidenti Agim Ademi, anëtarët e KE-së dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot (e enjte), ka udhëtuar drejt La Valetas.

Aty, të shtunën, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Para këtij udhëtimi “Dardanët” zhvilluan tri seanca stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përzgjedhësi Bernard Challandes punoi në shumë aspekte të lojës, me qëllim që të evitohen gabimet e shfaqura në ndeshjen e fundit si mysafirë kundër Ishujve Faroe.

Lexo po ashtu Kosova e gatshme për Maltën, deklaratat e Shalës, Kryeziut dhe Rrahmanit

Para ndeshjes me Maltën ekipi ynë do t’i zhvillojë edhe dy seanca stërvitore në La Valeta për ta përgatitur ndeshjen sa më mirë.

Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë optimistë se nga Malta do të kthehen me rezultat pozitiv.

Rezultati pozitiv do t’ia hapte rrugën për ta siguruar pozitën e parë në Grupin 3.

Ndryshe ndeshja në mes të Kosovës dhe Maltës është e paraparë të zhvillohet më datë 17 nëntor (e shtunë) nga ora 16:00. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version