Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës U19 fton super talentin Genti Rudi (Foto/Video)

Përfaqësuesja e Kosovës U19 e ka ftuar në radhët e veta supertalentin kosovar, Genti Rudi.

Mesfushori i jashtëzakonshëm i bashkohet Kosovës pas performancave fenomenale me klubin Asker në Norvegji, teksa ishte i shkëlqyer edhe për të rinjtë e gjigantit Stromsgodset.

Ai së fundmi ka hyrë në listën e top 20 futbollistëve në Norvegji dhe kjo nuk ka mundur të mos vlerësohet nga përfaqësuesja që menjëherë e ka ftuar lojtarin i cili konsiderohet e ardhmja e mesfushës së përfaqësueses A të Kosovës.

18-vjeçari njihet si një nga mesfushorët më të mirë të kategorive të reja në Evropë, teksa si top talent si ka treguar aftësi në perceptim të lojës, organizim dhe nxitjen e kundërsulmeve, teksa specialitet ka gjuajtjet e lira.

Ftesa për Genti Rudin pa dyshim se është lajmi më i mirë për përfaqësuesen e Kosovës U19 dhe garanci për të ardhmen e përfaqësueses sonë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=UeNfhdKylFA&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=5xnPpVMmMSg&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=tAGLM1fNEI0&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=g9fzkZWHKAM&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=jkbgF2iKyhw&feature=youtu.be

Exit mobile version