Pas një pushimi të gjatë që do të bëhet për ndeshjet eliminatore të botërorit “Rusi 2018”, Përfaqësuesja e Kosovës është në kërkim të ndeshjeve miqësore.
Është vetë trajneri Albert Bunjaki, i cili është shprehur se Federata e Futbollit të Kosovës është në kërkim të një kundërshtari.
Kjo pasi dëshirojnë të shfrytëzojnë datën e lirë të FIFA-s, më 27 ose 28 mars 2017.
Sipas Bunjakit, një ndeshje miqësore do t’i shërbejë shumë skuadrës së tij për t’u ngritur.