Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë rrugë për në Irlandën e Veriut, ku do ta zhvilloj ndeshjen e parë të muajit shtator.
Dardanët do të përballen në Belfast me Irlandën e Veriut të shtunën me fillim nga ora 18:00.
Tanimë të gjithë futbollistët kanë udhëtuar drejt Irlandës së Veriut, derisa sot do të mbajnë edhe stërvitjen e fundit me fillim nga ora 17:30.
Në videon e publikuar nga FFK, shihej një atmosferë shumë e mirë në Përfaqësuesen e Kosovës ku synimi është fitorja.
“Kombëtarja e Kosovës është nisur sot paradite për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, ku të shtunën, do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve”.
“Dardanët nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giresse janë përgatitur për këtë ndeshje që nga dita e hënë, teksa sot pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale në Belfast do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes”, ka shkruar faqja e FFK-së. /Telegrafi/