Përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot (e mërkurë) në mëngjes drejt Çekisë, ku do të luaj me kombëtaren e këtij vendi.
Kosova është mysafire e Çekisë në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Euro 2020 të vlefshëm për Grupin A.
Ky takim është “jetë a vdekje” për të dy ekipet përfaqësuese, pasi mund të vlej po aq sa kualifikimi në Evropian.
Ekipi i Dardanëve është më i motivuar se kurrë dhe tashmë ka marrë rrugën drejt Çekisë, ku në Plzen do të luajnë ndeshjen.
Dardanët janë parë në mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, duke u nisur drejt tokës çeke.
/Telegrafi/