Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës nesër mëson kundërshtarët për parakualifikuese

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është në pritje për t’i mësuar kundërshtarët e radhës.

Më 20 Gusht (nesër) në Gjermani do të hidhet shorti për rrethin e parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025, ku do të mësohen edhe kundërshtarët e Kosovës A në konkurrencën e meshkujve.

Në short do të jetë i pranishëm Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova.

Shorti do të hidhet nga ora 11:45, ku Dardanët do të mësojnë kundërshtarët me të cilët do të ballafaqohet.

Pas hedhjes së shortit do të bëhen të ditura edhe datat se kur do të luan Kosova A te meshkujt. /Telegrafi/