Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll i njeh kundërshtarët e Botërorit

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll (femrat), i ka mësuar sot kundërshtarët e kualifikimeve për Botërorin 2018.

Në fakt, vashat kosovare do të jenë pjesë e Grupit C, së bashku me Bullgarinë, Turqinë, Rumaninë, Zvicrën dhe Malin e Zi, njofton Zëri.

Kualifikimet do të zhvillohen në periudhën 30 maj – 4 qershor 2017 dhe në fazën tjetër do të kualifikohen ekipet e para.