Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës në ragbi fiton me rezultat të thellë ndaj Malit të Zi

Përfaqësuesja e Kosovës në ragbi ka shënuar fitore të thellë ndaj asaj të Malit të Zi të dielën (3 dhjetor).

Ragbistët tanë ia dolën të mposhtin kundërshtarin fqinj me rezultat 27-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimet për Conference të Rugby Evropës.

Përballja nisi në ora 13:00 në stadiumi e Hajvalisë, ndërsa ekipi ynë bëri një hap të madh për t’u kualifikuar në Conference Europe.

Aktualisht Përfaqësuesja e Kosovës në ragbi luan në Development Division, duke synuar të kalojë në Conference Europe. /Telegrafi/