Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave zhvillon stërvitje në Turqi para ndeshjes ndaj Rusisë

(Foto: ffk-kosova.com)

Vashat e Përfaqësueses së Kosovës janë akomoduar në një hotel në Managvat të Turqisë, si dhe kanë mbajtur stërvitjen e parë për ndeshjen kualifikuese për Euro 2021 kundër Rusisë.

Ndonëse paksa të lodhura nga udhëtimi ato punuan me zell e përkushtim, me fokus në teknikat dhe taktikat e ndryshme të parashtruara nga ana e përzgjedhëses Afërditë Fazlija – thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndonëse Rusia ka një ekip të mirë, atmosfera jashtëzakonisht e mirë që po mbretëron në radhët e skuadrës, flet shumë se Dardanet do të japin gjithçka nga vetja për një paraqitje dinjitoze.

Shpresojmë se me angazhimin maksimal, ndonëse siç e tha edhe përzgjedhësja Afërditë Fazlija, ka mungesa të mëdha në këtë ndeshje, vashat tona nuk hyjnë në ndeshje për t’u dorëzuar.

Të enjten Kombëtarja A e mban stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Rusisë që zhvillohet më 27 nëntor në orën 17.00.

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)