Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës në kohën kur luante me fanella kuqezi (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar ndeshje miqësore edhe para luftës.

Sigurisht, ato i ka luajtur jashtë vendit, për shkak se e kishte të ndaluar ta bënte një gjë të tillë në territorin e Kosovës, shkruan Zëri.

Lexo po ashtu Kur dhe ku do të zhvillohet ndeshja Turqi – Kosovë

Dhe, në këtë fotografi, e cila është realizuar në dhjetor të vitit 1997, shihet ekipi i parë i Përfaqësueses së Kosovës, i cili në radhët e veta kishte edhe lojtarë si Besnik Hasi e Kujtim Shala, që ishte kapiten, derisa trajner ishte Bylbyl Sokoli, përcjellë Zëri.

Ajo që bie në sy është fakti se në atë kohë, Përfaqësuesja i mbante fanellat Kuq e Zi, ndërsa tash ngjyrat zyrtare të fanellave janë verdh e kaltër.

Exit mobile version