Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës në karate kërkon pikë Olimpike në Premier Ligën Paris 2019

Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka udhëtuar drejt Parisit të Francës, ku prej sot (e premte) deri të dielën do të mbahet gara e Premier Ligës.

Ekipi i Kosovës është nisur për turneun e radhës, i cili do të mbahet në kryeqytetin francez.

Në këtë garë marrin do të marrin pjesë vetëm 100 garuesit më të mirë nëpër kategori të ndryshe.

Lexo po ashtu Karateja, sporti luftarak që tërheq shumë të rinj në Kosovë

Kosovën e përfaqësojnë katër boksier, ndërsa drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Ardian Muhadri.

Ekipi përfaqësues i Kosovës (Foto: KOK/Facebook)

Herolind Nishevci do të jetë në kategorinë mbi 84 kilogramë, Alvin Karaqi (-84 kg), Orges Arifi (-60 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg).

Me ekipin e karatesë ndodhet edhe përzgjedhësi Ylber Syla.

Orgesi Arifi do të garoj sot (e premte), ndërsa tre garuesit tjerë pritet të garojnë gjatë ditës së nesërme.

Ndryshe, Premier Liga Paris 2019 është e vlefshme për të fituar pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020. /Telegrafi/