Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll pritet që nesër (e marte) t’i mësojë emrat e kundërshtarëve për kualifikimet në Euro 2022.
Hendbollistët tanë janë duke u përgatitur që disa javë, duke provuar disa lëvizje të reja dhe kanë stërvitur që kur u lejuan të gjitha aktivitetet sportive në vend që ishin ndërprerë shkaku i coronavirusit.
Ngritja e nivelit të hendbollit në vendin tonë, ka bërë që Përfaqësuesja jonë të jetë pjesë e atyre më të fuqishmeve në Evropë.
Aktualisht, Kosova gjendet në vazon e katërt, së bashku me Finlandën, Italinë, Turqinë, Izraelin, Estoninë, Greqinë dhe Ishujt Faroe.
‘Dardanët’ mund të përballet me kundërshtarë tejet të vështirë që janë në tri vazot e tjera.
Hendbollistët do të shpresojnë që të kenë një grup më të lehtë, në mënyrë që të kalojnë në fazën tjetër. /Telegrafi/