Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot nisët për në Shqipëri

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll vazhdon sot stërvitjen e dytë në orën 10:00, në ‘Rexhep Rexhepi’ të Drenasit.

Ekspedita e Kosovës drejt Shkodrës do të udhëtojë në orën 14:00, ku do të vendoset në një hotel 20 km larg stadiumit ‘Loro Boriçi’.

Ndërkaq, të mërkurën pasdite (një ditë para ndeshjes), Kosova do të zhvillojë stërvitja e fundit në ‘Loro Boriçi’.

Kosova dhe Kroacia do të ballafaqohen të enjten mbrëma në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.