Përfaqësuesja e Kosovës ka hyrë në fushë në stadiumin e Krakovës në Poloni.
Stadiumi i cili ka kapacitet prej 15 mijë tifozësh, është teren neutral i këtij takimi për shkak se Ukraina nuk e ka njohur Kosovën.
Tash në fushë kanë hyrë edhe lojtarët e përfaqësueses së Kosovës, të cilët po kryejnë fazën e nxehjes.
Në fushë kanë dalë edhe lojtarët e Ukrainës të cilët po ashtu po kryejnë përgatitjet e fundit para duelit. /Telegrafi/