Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll në vlugun e përgatitjeve

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është në vlugun e përgatitjeve për kualifikimet historike për Eurobasket 2017.

Së fundi, ekipit në përgatijet e përbashkëta u është bashkangjitur edhe amerikani, Justin Doellman, basketbollist i klubit me renome evropiane dhe botërore, Barcelonës.

Ditë më parë Doellman me skuadrën spanjolle e ka vazhduar kontratën edhe për tre vjet të tjera.

Doellman të mërkurën mbrëma ka zbarkuar në Prishtinë, ndërsa menjëherë të enjten në mëngjes e ka zhvilluar stërvitjen e parë me përfaqësuesen e Kosovës.

Ndërkaq të martën stërvitjeve të ekipit u është bashkangjitur edhe një tjetër basketbollist amerikan. Bëhet fjalë për Shawn Jones.